Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka deklaruar se është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore.

“Sot kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm. Çdo palë, partije i kërkohet që të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha, çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha, por duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë, se partia në pushtet, kanë privilegjet e tyre dhe duhej të jepnin më shumë dhe ata dhanë. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë” – tha ambasadorja Kim.

Në fund të fjales se saj, ambasadorja tha se “topi” tani eshte ne fushen e PD-se dhe te kreut te saj, Lulzim Basha.

“Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe duhet ti jepnin më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që dhanë këtë mbrëmje. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë shqipërinë në mënyrë të patundur drejt integrimit në BE .Përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR Përmban gjithashtu disa hapa doemthënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR< por që do të shiheshin si një mundësi e mirë. Ka ardhur kohë për opozitën, për mikun tim luli basha, që të balancoj të gjithë faktorët dhe të thonë po për popullin shqiptar dhe popullin. Topi është në fushën e tij, e ardhmja në duart e tij.” – tha ambasadorja Yuri Kim.