Reforma Zgjedhore/ Basha: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me palën tjetër

14/01/2020 - 13:35

Pas takimit me aletatët në selinë blu, kryedemokrait Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

"Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prej shtatorit është kusht i patejkalueshëm i Bundestagut. Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur, në mungesë vullneti nga pala tjetër. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht  pikave të parashtruara në tetor.

E para krijimi i një mekanizmi gjithëpërfshirës transparent me pjesëmarrjen e forcave politike dhe aksesin e çdo faktori tjetër shoqëror, qytetar dhe të grupeve të interesit.

Së dyti miratimit me konsensus jashtë parlamentit të çdo propozimi për reformën zgjedhore.

Së treti, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare dhe me këtë mandat të pandryshueshëm kemi mandatuar dy zotërinjtë që përmendëm për t’u dakordësuar me palën tjetër që shqiptarët të mos humbasin më asnjë minutë për të përfunduar reformën zgjedhore", tha Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Presidenca janë përfshirë në replika të ashpra ditën e stome.

Pas reagimit ndaj ministrit Sandër Lleshaj, Presidenca ka reaguar edhe ndaj statusit të socialistit Ulsi Manja.

“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin!”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të nënstacionit të pompimit të ujit në Poçem, të cilët janë prej një jave në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për mbajtjen e tubimit më 2 mars. Sipas tij, fakti që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim përmes një njoftimi thotë se ka zhvilluar ditën e sotme takime me kryeministrin Edi Rama, pres

Pas postimit në Twitter të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndaj deklaratave të Metës për grusht sh

Në një kohë kur presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se më datë 2 mars do të lidhë besë me qytetarët dhe prej aty do të nisin

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, e paralajmëruar më herët, Presidenti Ilir Meta dha prova të reja për atë që e quan “grusht shtetit”