Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman.

Ky takim vjen një ditë pas dështimit të palëve politike për të bërë një marrëveshje për miratimin e Reformës Zgjedhore brenda afatit të paravendosur.

Gjatë ditës së sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me ekspertët e Reformës Zgjedhore, si dhe me aleatët e opozitës së bashkuar.