Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf në selinë blu.

Në fokus të diskutimeve mes tyre mësohet se ishte reforma zgjedhore, në një kohë që kanë mbetur edhe katër ditë nga skadimi i afatit për përmbylljen e saj.

Pas Ambasadorit gjerman, Basha do të ketë një takim me ekspertët e reformës zgjedhore. Ndërkohë që nesër në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

Takimi i Bashës me diplomatin gjerman vjen një ditë pas takimit që kryedemokrati pati me Yuri Kim, ku dha garancinë se opozita mbetet e angazhuar për përmbylljen e reformës brenda 31 majit.