Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, u takua sot me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, e cila pritet që të mbërrijë në vendin tonë në ditët në vijim.

Lajmin e bën të ditur ambasada e SHBA, nëpërmjet një shënimi në Facebook, ku thuhet se në fokus të takimit kanë qenë diskutimet në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit, por edhe për marrëveshjen e palëve politike për t’u ulur në tryezë për Reformën Zgjedhore

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”,– thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.