Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për reformën zgjedhore, është shprehur për mediat se sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë dhe partitë politike nuk duhet të kenë frikë nga këto ndryshime.

Hajdari tha se beteja e opozitës për ndryshim të këtij sistemi, për lista të hapura, do të vijojë në Kuvend.

“Opozita parlamentare u anashkalua nga marrëveshja. Duhet të ishte trajtuar hap pas hapi çdo lloj pike e asaj marrëveshje. Anashkalimi ka sjellë një tension të lartë dhe jemi në këtë pikë. Ajo që është me rëndësi si opozitë, është fakti se kemi shpallur si luftë kryesore në këtë komision për reformën zgjedhore, ndryshim të sistemit dhe hapjen e listave. Ne kemi votat dhe do e çojmë deri në fund në Kuvend. Është betejë e qytetarëve shqiptarë që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend. Partitë politike nuk duhet të kenë frikë nga hapja e listave e ndryshimit të sistemit.”, – tha Hajdari.