Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Petert Zingraf ka folur përsëri në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europain. Zingraf është shprehur se kushtet e Bundestagut gjerman janë të rëndësishme për hartimin e reformës zgjedhore në Shqipëria. Ai ka theksuar se ndërkombëtarët nuk mund të monitorojnë këtë proces, por mund të ofrojnë ndihmën e tyre.

Ambasadori gjerman ka bërë thirrje që palët politike në vend të arrijë të gjejnë një konsensus mes tyre ku deklaruar se partitë duhet tu kushtojnë rëndësinë e duhur disa elementëve që janë të rëndësishëm për Gjermaninë. Zingraf ka kujtuar kushtet e Bundestagu të miratuar pak ditë më parë,  ku midis të tjerash kërkohet dënimi i atyre që janë përfshirë në krime zgjedhore.

“Në fakt unë mendoj pozitivisht lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencën e parë të anëtarësimit, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të integrimit. Brenda këtij afati mund të arrihet në gjera të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykata është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të eci mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej. Sigurisht që besimi i zgjedhësve në një proces zgjedhor të ndershëm është mjaft i rëndësishëm, ndaj edhe reforma zgjedhore dhe konsensusi që duhet arritur në vend për këtë reformë është po kaq të rëndësishme. Si do të bëhet kjo, mbetet ta vendosin institucionet shqiptare. Ka disa elementë që janë të rëndësishëm për ne, janë kushtet e Bundestagut gjerman që ju përmendët por që nuk janë ende kushte të Bashkimit Evropian, sepse lidhur me to në fund të fundit do të vendosë Brukseli. Faktori kohë është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse duam të zhvillojmë një proces zgjedhor të arsyeshëm, atëherë duhet të kemi një bazë ligjore të përshtatshme. Unë mendoj se kjo është një detyrë e institucioneve shqiptare dhe e partive politike shqiptare sepse në pikëpamjen time ne nuk mund të mbikëqyrim këtë proces. Sigurisht, ne mund të bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme sikurse mund të japim mbështetjen tonë teknike për formësimin e reformës zgjedhore. Madje, kemi paraqitur propozimet tona nga ekspertët gjermanë në formën e projektligjeve përkatëse. Pra, sikurse e thashë mbështetje dhe asistencë teknike me shumë kënaqësi, por sa i përket mbikëqyrjes dhe monitorimit ndërkombëtar nuk është detyra jonë”, theksoi Zingraf.

Zingraf teksa foli për hapjen e negociatave u shpreh se Gjermani apo punon për të bindur të gjitha vendet skeptike që të mbëhstesin Shqipërinë dhe që ajo të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut.

“Sikurse e dini, qeveria federale, Bundestagu gjerman kanë thënë “Po” për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe sigurisht ne kemi patur bisedime në mënyrë të vazhdueshme lidhur me faktorët brenda Unionit që të mbërrihet në një vendim të tillë edhe me ato vende skeptike. Jo të gjithë vendet janë për “Po”. Edhe brenda Bundestagut gjerman ka pasur grupime të vogla që kanë qenë kundër hapjes së negociatave, por në fund patëm një shumicë, e cila e tha “Po”-në e saj. Në këtë mënyrë, shpresojmë të arrihet tek një “Po” edhe nga vendet e tjera”, shtoi Zingraf.