Kryeministri Edi Rama ka thënë gjatje një pritje me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri se Presidenti i vendit Ilir Meta refuzoi të dekretojë ministrin e ri të jashtëm, Gent Cakajn.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”- tha Rama.

Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund t'ua përkthej këtë fjalën maskarallëk”– tha Rama.