Rekomandimi për çeljen e negociatave, Rama: Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat

29/05/2019 - 12:40

Pas raportit pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se rekomandimi pa kushte i KE, do të thotë se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kërkesat.

“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE-së”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë shton se në orën 15:00 do të dalë në një konferencë për mediat me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla sulmon gjyqtaren e Durrësit që vendosi të mos i japë mandatin e deputetit kandidates socialis

Numri dy i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për mos ti dhënë mandatin

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kryebashkiakes

Deputeti demokrat, Lefter Maliqi e ka cilësuar lajm të mirë për shqiptarët faktin që as Gjykata e Durrësit dhe as e Tiranës nuk legjitimu

Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mesazhit të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se më 13 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos njohur zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë bas

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren

As ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka mundur t'i rezistojë efektit që po përdorin të gjithë njerëzit, se si do të duken kur t