Rekomandimi pozitiv për Shqipërinë, Kryemadhi: Do ta fitojmë kur të largojmë njeriun që e mban peng

30/05/2019 - 15:43

Duke komentuar progres raportin për Shqipërinë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se është një arsye më shumë që opozita dhe qytetarët të mos tërhiqen nga kauza e tyre.

Kryemadhi shkruan në Facebook se Shqipëria do ta fitojë integrimin kur të largohet njeriu që e mban peng atë, referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

"Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane!", e mbyll reagimin e saj krzetarja e LSI.

STATUSI I PLOTË

Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!

Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti!

E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista.

Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë.

LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët!

Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një pjesë e madhe e mediave shqiptare po tallen me veten dhe ndjekësit e tyre duke trajtuar seriozisht një fabul banale që duhet të zinte

Kryeministri Italian Xhuzepe Conte ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ku u prit nga homologi i tij Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Këshilltarja për Integrimin Evropian e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ilda Zhulali tha sot në një intervistë për “News24” se Komis

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar sërish për lëvizjet e bëra te grupi demokrat në Kuvend, ku Korab Lita u zyrtarizua një dit

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audre

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj edhe në këtë përvjetor të këtij

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çelj