Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me biznesin e vogël në Shkodër, tha se rënia ekonomike në Shqipëri ishte dy herë më e madhe se në vendet e rajonit.

“Jemi vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Kjo është arsyeja kryesore pse rënia ekonomike në Shqipëri është dyfishi i vendeve të rajonit. Rënia ekonomike në Shqipëri do ketë ulje dyfishe, sipas Bankës Botërore. Duhet një ndihmë që ndihmon bizneset dhe qytetarët. Duhet një qeveri që sjell shpresë për çdo familje shqiptare”, tha Basha.

Basha ka përsëritur edhe njëherë akuzat kundër qeverisë se po fsheh numrin e viktimave dhe aty që janë infektuar me Covid-19.

“Numri i viktimave është fatkeqësisht më i lartë se i raportuari. Të gjithët duhet të marrim përgjegjësitë tona në këtë situatë. Një nga përgjegjësitë është të mbajnë maskën dhe distancën siç po bëjmë sot këtu. Ti bëjmë thirrje qytetarëve që të janë të kujdesshëm, sepse numri i infeksioneve po rritën në mënyrë galoponte dhe në veçanti në kushtet ku qeveria është e paaftë për të dhënë përgjigjen duhet të kemi një kujdes më të madh”, tha Basha.