Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në Facebook lidhur me reportazhin e publikuar një ditë më parë nga media italiane, RAI 3.

Ministri shkruan se nuk është hera e parë që një media në Itali pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Sipas tij, rezultatet e luftës kundër kanabisit janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s.

POSTIMI I LLESHAJT

Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë! ‬

Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.

Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s.

Beteja vijon