Reporterja e PE për Shqipërinë: I bëj thirrje partive politike për dialog!

21/02/2020 - 15:16

Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, reporterja e PE për Shqipërinë, Isabel Santos i bëri thirrje klasës politike në vend, që në sajë të plotësimit të reformave, të ulen në një tryezë për dialog.

Santos tha se këto reforma janë disa nga kushtet për çeljen e negociatave me BE. Mes të tjerash ajo nënvizoi se nuk është vetëm përgjegjësi e BE-së fakti që Shqipërisë nuk iu çelën negociatat, por edhe e aktorëve politikë në vend.

"Nuk është momenti për t’u ndarë. Jemi para një hapi të rëndësishëm për vendin. Ndaj i bëj thirrje aktorëve politikë, të gjithëve atyre ia kam shpjeguar këtë moment. Askush nuk mund të thotë se përgjegjësia është e BE. Është përgjegjësi e BE, por dhe e aktorëve politikë në këtë vend. Thirrja ime është vetëm një; të përballeni me këtë objektiv për të përmbushur kriteret për të plotësuar reformat, forca politike duhet të futen në dialog dhe të vijojnë përpara me reformat, për atë që është në interesat të popullit shqiptar. I bëj thirrje partive politike për dialog. Duhet të vijoni me reformën zgjedhore. Ky vend duhet të bëjë reformën zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të OSBE/OHDIR. Sa i takon zgjedhjeve, ky është një vendim që duhet ta marrin aktorët politikë dhe s’më takon mua që të hyjë në këto diskutime të kësaj natyre.", tha Santos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohoi se nuk ka frikë nga COVID, pasi kujdeset për higjienën dhe ushqehen shëndetshëm si familje.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike, për të ofruar garanci dhe s

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” ka folur sërish për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nga e hëna do të vendosen rregulla të reja në tregun e Kombinatit, si i vetmi treg sipas kreut

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama është kapur në flagrancë duke gënjyer ndërsa publikon në

Përmes një reagimi për mediat, Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e karantinës në kuadër

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për shërimin e Profesor Dhimitër Krajës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shërimit nga koronavirusit të mjekut të njohur, Dhimitër Kraja.

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se sjellja e tij me pronën