"Reuters": Franca kundër çeljes së negociatave, rivlerësim në vitin 2020

10/10/2019 - 15:46

Agjencia e lajmeve "Reuters" shkruan se Franca është kundër çeljes së negociatave në tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut teksa thekson se kërkon rivlerësim në vitin 2020. Sipas Reuters, Franca thotë se BE po përballet me shumë sfida.

“Ata nuk kanë plotësuar ende kushtet. Ne po u kërkojmë atyre të bëjnë përpjekje të reja’,- tha një zyrtar francez, shkruan “Reuters”.  Sipas  kësaj agjencie lajmesh negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk mund të hapen pa një vlerësim të dytë dhe ky pritet të bëhet gjatë vitit 2020.

‘Negociatat nuk mund të hapen në Tetor të 2019, por ne do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020’- shtoi zyrtari francez. “Franca është shprehur kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani për tani, thanë burime diplomatike për Reuters, duke hedhur një hije mbi ambicien e vendeve për t’u integruar me Perëndimin”.

Më shumë se gjysma e 28 vendeve anëtare të BE-së, si dhe zyrtarët e saj të lartë në Bruksel, po përpiqen të shpërblejnë të dy shtetet e Ballkanit për reformat duke rënë dakord për të filluar bisedimet e pranimit.  Ministrat e BE do të diskutojnë çështjen përsëri në Luksemburg të martën para se liderët të takohen në Bruksel për një samit në 17-18 tetor.

“Kjo është shumë zhgënjyese për shumicën e vendeve anëtare. Besueshmëria jonë është në diskutim,”-theksoi një diplomat i një prej vendeve që është e gatshme të hapë dyert për vendet kandidate në Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë shumë. Po, mbetet shumë më tepër për të bërë, por hapja e bisedimeve për anëtarësim është vetëm hapi i parë, procesi do të zgjasë me vite dhe ata do të duhet të plotësojnë të gjitha kriteret para se të pranohen. ”

Burimet thanë për “Reuters” se Holanda dhe Danimarka janë gjithashtu të pozicionuar qartë kundër ofertës së Shqipërisë kur ambasadorët e BE diskutuan çështjen prapa dyerve të mbyllura në Bruksel të enjten, megjithëse hollandezët kanë sinjalizuar fleksibilitet të mundshëm për Maqedoninë e Veriut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me një mik të veçantë të vendit tonë, i

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka bërë fajtorë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimi

Për ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri ajo që ndodhi në Këshillin Evropian është një bllokim që Evropa i bëri qeverisë dhe Ramës, por jo

Rritja e numrit të turistëve italianë në Shqipëri, ka sjellë në Tiranë rreth 60 tur operatorë dhe përfaqësues agjencish të rajonit të Pul

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu është shprehur se nuk është faji i Europës për moshapjen e

"Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka

Gjatë deklaratës për shtyp, ministri i Jashtën në detyrë, Gent Cakaj foli për rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që u dërgua në kampet

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj iu drejtua sot sërish mediave lidhur me vendimin e një ditë më parë të BE për të mos çelur negociatat me Sh