Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka falënderuar qeverinë shqiptare për ndihmën që i ka dhënë disa qytetarëve amerikanë të udhëtojnë drejt vendit të tyre.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim bën të ditur se bëhet fjalë për 64 persona, ndërsa falenderon kompaninë e fluturimeve Air Albania dhe kryeministrit Rama për solidaritetin bujar.

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara”.

Ndër të tjera, Kim falenderon dhe ambasadën britanike dhe atë gjermane që ndihmuan në këtë proces.