Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan se projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Këshillin Kombëtar të Integrimit, dhe për këtë bën fajtore heshtjen e BE-së në Tiranë.

Në një status në Facebook, deputeti i LSI-së akuzon kryeministrin Rama se futi hajdutshe një projektrezolutë për integrimin evropian.

STATUSI I PLOTË

Projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Keshillin Kombëtar të Integrimit, fajtore heshtja e BE-së në Tiranë.

Kryeministri, armik i integrimit, futi hajdutshe nje projektrezolute per integrimin evropian.

Ky i paturp, me gjithe te paturpet qe e rrethojne, nuk ia paraqiti fare Keshillit Kombetar te Integrimit, nuk ia paraqiti as komisionit parlamentar te integrimit.

Ç’jane keta bandite, qe bejne gjithçka per ta penguar integrimin, sic e penguan me pare per vite me radhe per nje prefekt ne Fier?

BE ne Tirane, qe ka folur e flet pa u lodhur, edhe per gjera qe nuk i takonin, sot hesht.

Kjo eshte nje heshtje fajtore, pasi BE ne Tirane, me shume dhe me mire se kushdo tjeter e di mire c’do te thote te rrenosh dialogun politik.

Rezoluta e njeanshme e tij, e futur hajdutshe sot, eshte nje atentat i hapur ndaj hapjes se negociatave dhe integrimit europian.

BE, nese nuk flet sot, thjesht behet bashkefajtore ne kete ceshtje sepse, e perseris: kur nuk u begenis as Keshilli Kombetar i Integrimit Evropian, ku BE ne Tirane ka qene pjesa me rendesishme, promovuese, nxitese dhe imponuese e saj, do te thote se e legjitimon rrenimin e thelbit te procesit te integrimit dhe te se ardhmes se shqiptareve.