Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ngritjen e Akademisë së Transparencës pas Konferencës së Donatorëve për rindërtimin.

Kim deklaron se transparenca dhe përgjegjësia për fondet dhe donacionet për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.

Sipas saj, kjo është dhe arsyeja pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës amerikano-shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore. @USAID @arbenahmetajal @ediramaal @GjonajEtilda”– shkruan Kim.