Rindërtimi/ PD: Njerëzit u lanë pa shtëpi për t’u përdorur në fushatë

30/11/2020 - 12:15

Partia Demokratike përmes ish-deputetit Gent Strazimiri ka denoncuar qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për rindërtimet pas tërmetit të 26 nëntorit se po vonohet ky proces, me qëllim që të përdoren në fushatë.

Strazimiri ka thënë se ka dokumente zyrtare që vërtetojnë se të prekurit do të hyjnë në shtëpitë e tyre në korrik të vitit 2022. Ai thekson se banesat individuale janë një premtim i pambajtur nga Rama dhe Veliaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Të dashur qytetarë, spektakli propagandistik i hajdutëve të fatkeqësisë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka vetëm një titull, dhe ai është mashtrim i madh. Një vit pas tërmetit ata  që kanë humbur shtëpitë vijojnë të jetojnë në çadra, mes rrënojave apo në qera që nuk arrijnë t’i paguajnë dot.

E gjithë kjo mizanskenë kriminale është menduar për tu vendosur në shërbim të axhendës  politike të hajduteve të fatkeqësisë.

Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më.

Të nderuar, qytetarë paratë janë aty, plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale. Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër, e gjithë kjo për propagandën e tyre, për foto gjatë fushatës, për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Këto shtëpi do të duhej të kishin përfunduar tashmë, sepse nuk janë vila luksoze nëpër kodrat e Tiranës, por shtëpi njëkatëshe të cilat do të duhej të ishin ndërtuar në pak muaj.

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, mjafton dashuria që ka brenda për ta kthyer atë në një çerdhe lumturie. Por ju o qeveritarë nuk keni nga t’i dini këto, sepse ju ka zënë sytë paraja dhe luksi i shfrenuar ku jetoni.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo ditë transparencë sepse refuzojmë faktin se pushteti i korruptuar i Edi Rames dhe Erion Veliaj të trajtojë njerëzit si kavie elektorale. Shumë shpejt perdja do të bjerë dhe hajdutët e fatkeqësisë do të përgjigjen përpara ligjit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 101-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, duke thënë se në këtë kongres u morën vendimet më të rëndësishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar këtë të enjte kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli se

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima ka thënë se një dekadë pas vrasjes shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 janarit 10 vite më parë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një video konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Ti

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me votuesit për here të parë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, është takuar me të rinj të lagjes nr.17.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Lëvizja Socialiste për Integrim Durrës ka reaguar pas prezantimit që i bëri ministrja Belinda Balluku dhe kreu i OSHEE Adrian Çela shtrim