Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjarë në Shijak, të cilëve iu janë rindërtuar shtëpitë, pasi ishin shkatërruar nga tërmeti.

Rama u shpreh se cilësia e shtëpive të reja nuk ka diskutim, ndërsa shtoi se 58 familje në këtë zonë, do e festojnë Vitin e Ri në shtëpi të re.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Gjepalaj, Shijak – Në shtëpitë e reja të familjeve Gjepali, Rusi dhe Doda që si edhe plot 58 familje të kësaj zone, do ta festojnë Vitin e Ri brenda tyre dhe pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë

#SiNjëFamilje