PD ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, ku ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po e kthejnë UKT-në në një ndërmarrje fitimprurëse.

Deputeti Enno Bozdo nëpërmjet një reagimi hedh dyshime pikërisht te mungesa e një plani biznesi nga ana e UKT-së çka sipas tij ka sjellë edhe mungesën e financimeve në këtë kompani.

"ERRU çuditerisht vendos te rrise cmimin e ujit ne Tirane. Pavaresisht se UKT i ka humbjet ne rrjet mbi 70%. Do te mjaftonte reduktimi i ketyre humbjeve qe cmimi jo vetem te mos rritej, por madje te ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyroje UKT me pare te ule humbjet. Por ERRU i ben fresk politikes se dites, jo qytetareve. Nqs UKT do kishte nje plan biznesi serioz, cdo banke do ta financonte, pa patur nevoje te rritet aspak cmimi ujit. P.S. Nderkaq Veliaj ka dy vjet qe mburret se e ka permiresuar ndjeshem menaxhimin e UKT. Por qartazi genjen! Me sa duket, do ta japin me koncesion. Por me pare po e kthejne ne fitimprurese….sigurisht me leket tona", shkruan Bozdo.