Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pas raportit për indeksin e krimit, që e gjente vendin tonë këtë vit në situatë të përkeqësuar.

Me një status në faqen e tij në “Facebook”, Spahiu shkruan se “Normal që kështu ndodh, kur përpara ketij indeksi ke përkeqesuar indeksin e mirëqënies, atë të konsumit, kur ekonomisë i ke dhënë drejtimin drejt hashashit e jo domates, kur biznesi konkurohet keqas nga paratë e pista”.

STATUSI

Vazhdojmë me lajme përkeqësimesh, këtë herë indeksi i krimit.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë që shënonte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar” (monitor.al)

Pra, rritën me 1,100 numurin e policëve, me kosto aq sa zgjidhej çështja e Statusit të Minatorëve apo uljen e tarifave për studentët, ndërkohë që indeksi i krimit nuk ulet por rritet.

Normal që kështu ndodh, kur përpara ketij indeksi ke përkeqesuar indeksin e mirëqënies, atë të konsumit, kur ekonomisë i ke dhënë drejtimin drejt hashashit e jo domates, kur biznesi konkurohet keqas nga paratë e pista.

Kjo, është policia që do Ti, jo shqiptarët!!!