“Rrofsh sa malet”, Rama ia kthen urimin qytetarit në Vorë: Sa ta kemi kismetin

20/01/2021 - 12:33

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin e ndërtimit në Vorë ku ka parë nga afër punën e deritanishme. Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Rama pa nga afër projektin që do të zbatohet në terren, ku do të ndërtohen pallate dhe banesa private.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se në kohën kur morën pushtetin, e gjetën vendin tamam si në ditën pas tërmetit. Ndërkohë Rama duke komentuar deklaratën e Ahmetajt për akuzat e opozitës se në Vorë nuk po bëhej asnjë punim ia ktheu duke thënë; se punën e shohin ata që duan ta shohin.

“Kjo puna e kantiereve është tamam si cikli qeverisës. Pas 7 vitesh ne e gjetëm si ditën tjetër të tërmetit, nga pikëpamja e ekonomisë, e rrëmujës, e gropave, e pirgjeve me rrënoja në çdo sistem, në shëndetësi, në arsim e administratë. Sot ne jemi në fazën përmbyllëse të punës, duke hedhur themelet, janë hapur akset kryesore, vazhdon pastrimi dhe rindërtimit. Është tamam zgjedhja; të vazhdojë dhe të përfundojë, apo të kapen ekskavatorët dhe të kthehen në kioska dhe ato lugës të marrin pas Shqipërinë”, tha Rama.

PJESË NGA BISEDA

Banori: Ti shyqyr që na sajdise, ke ardhur dy herë. Faleminderit për ça keni bërë, edhe për popullin.

Rama: Për çfarë?! Avash avash, do t’i bëjmë të gjitha

Banori tjetër: Rrofsh, më bërë me shtëpi të reja. Rrofsh sa malet.

Rama: Jo sa malet jo. Sa ta kemi kismetin. Të përqafoj në distancë.

Ahmetaj: këtu para një jave erdhën nga opozita dhe kanë thënë se; këtu nuk është bërë asnjë punë. Larg cinizmit, do ftoja ndonjë nga ata të opozitës që t’i prek gjërat dhe të vijnë në këto ture inspektimi për të parë realitetin.

Rama: Po lere mo, ça do shohin ata fare. Të shikojnë ata që shikojnë. Ai që s’do, nuk shikon.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë, ku mijë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku folur për herë të parë në lidhje me denoncimin e bërë në SPAK nga Partia Demok

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka kujtuar sot nga Bari mbërritjen e dhjetëra anijeve me shqiptarë 30 vite më parë dhe pritjen

Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të një video në “Facebook” ka dërguar një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Sot kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Itali.

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Besnik Baraj ka lajmëruar largimin nga politika.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ku shfaqet kryetarja e LSI-së e ftuar në emisionin “Opinion”, por ndërkohë, sh

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërin

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ditën e sotme është paraqitur para Komisionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë për gjobën prej 5 milion

Sot në Kosovë përkujtohet 23-vjetori i rënies së familjes Jashari në Kosovë që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre ndaj Se