Rruga kryesore që lidh lagjen "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës me supestradën do të mbajë emrin e Aleksandër Ndokës.

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka u vra në një atentat pranë shtëpisë së tij më 9 dhjetor 2017 dhe ende nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë krim.

Aleskandër Ndoka kishte dhe postin e këshilltarit në këshillin bashkiak të Lezhës. Ishte pikërisht Këshilli që pranoi propozimin e këshilltarit Emirjan Lazri, se Aleksandër Ndoka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e Këshillit Bashkiak dhe në disa funksione publike që ka mbajtur, ndaj dhe ky vlersim është në shenjë respekti për figurën e tij.