Ruçi mesazh kryeparlamentarit të Libanit: Vitaliteti i vendit tuaj do të sfidojë mbivendosjen e pandemisë e shpërthimit

05/08/2020 - 11:44

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri, pas shpërthimit të ndodhur në portin e kryeqytetit të vendit, Beirut.

“Me trishtim të thellë po përjetoj lajmin mbi katastrofën e ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Beirut, e cila u ka marrë jetën dhjetra njerëzve dhe ka plagosur disa mijra të tjerë.

Populli shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë dhe unë personalisht jemi në këto çaste pranë popullit mik libanez, pranë familjeve të viktimave dhe të plagosurve e familjarëve të tyre dhe mbështesim punën e mjekëve të spitaleve për të shëruar të dëmtuarit dhe të forcave të emergjencës, për të gjetur të mbijetuarit dhe shpëtuar pjesën tjetër të banorëve nga fatkeqësia.

Kemi besim të plotë se Presidenti Aoun, Qeveria e Kryeministrit Diab dhe Parlamenti i Libanit, mjekët, infermierët dhe punonjësit dhe agjencitë e shpëtimit do të përballojnë pasojat e kësaj fatkeqësie dhe do të kontribuojnë që vendi juaj i bukur t’i kthehet normalitetit.

Është një sfidë e vështirë përballimi i pasojave të këtij shpërthimi, në një kohë që Libani, ashtu si edhe të gjithë vendet e botës, po ndeshet ende me rrezikun dhe pasojat e pandemisë së Covid-19. Kam besim të plotë se vitaliteti dhe forca e popullit mik libanez do t’i përballojnë me sukses pasojat e këtyre fatkeqësive.

Përfitoj nga ky rast, për të shprehur edhe njëherë ndjenjat e miqësisë e solidaritetit të popullit shqiptar me popullin libanez.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka përfunduar procesi i votimeve në degën e PD-së në Berat për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Partia Popullore Europiane ka dalë me një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas diskutimeve në Asamblenë P

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu drejtohet me një mesazh të fortë politikanëve shqiptarë, duke iu thënë se mar

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen këtë javë edhe pse 1 tetori ishte vendosur si afati i fundit për miratimin e tyre.

Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në rrjete sociale se qyteti i Durrësit “është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashki

Pas pezullimit nga detyra të zëvendësdrejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, ka reaguar Partia Demokratike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi propozimin që op

Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së që të aplikojnë,  një ditë para mbylljes së apl

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim tha se është e kënaqur që opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjegjisë për t’u angazhua

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, e cila dorëzoi dje draftin