Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë në Washington D.C. Ai shoqërohej në forum nga deputetët Taulant Balla, Mimi Kodheli, Anastas Angjeli dhe Fatmir Mediu.

Kryetari i Kuvendit i informoi kongresmenët dhe senatorin për ecurinë e deritanishme të implementimit të reformës në drejtësi dhe mbi procesin e Vettingut.

Në takim me kongresmenët amerikanë Ruçi tha: Heqja e tatimit të dyfishtë Shqipëri-SHBA, incentivë që do t’i bënte kompanitë amerikane më të interesuara për investime në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp, Ruçi falënderoi Kongresin Amerikan për vëmendjen ndaj rajonit dhe kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri.