Ruçi pret Ambasadorin e ri të Spanjës: Mirënjohje për mbështetjen për negociatat

03/12/2020 - 09:50

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e ri të Spanjës, Marcos Alonso Alonso, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Ruçi i shprehu Ambasadorit Alonso urimet për detyrën e tij në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, bashkëpunimin dypalësh, bashkëpunimin parlamentar dhe çështje të tjera.

“Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen që Spanja vazhdon t’i japë integrimit europian të Shqipërisë, pas çeljes së negociatave dhe ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat dhe po punojmë fort për të përmbushur kushtet e vendosura për mbajtjen e Tryezës së parë ndërqeveritare me BE. Marrëdhëniet tona dypalëshe janë shumë të mira dhe nuk kemi asgjë që na ndan. Përkundrazi, na bashkojnë aspiratat europiane dhe partneriteti në NATO”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Ambasadori Marcos Alonso Alonso theksoi se është i lumtur për misionin në Shqipëri dhe se do të bëjë ç’është e mundur për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve si edhe fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar.

Ruçi dhe Ambasadori i Spanjës biseduan edhe për bashkëpunimin dypalësh parlamentar, ecurinë e reformës në drejtësi dhe të reformës zgjedhore si edhe për çështje të tjera të zhvillimeve në vend.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar Qafë-Pllocën ku kanë rifilluar reshjet e borës dhe ka probleme m

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka derguar një mesazhi urimi kreut të ri të CDU Gjermane, Armin Laschet, që do të zëvendësojë

Pas ikjes nga radhët e LSI të Nasip Naços, dhe aderimit të tij në PS, këtë të shtunë krah Monika Kryemadhit, teksa ishte në një takim me

Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë Bashkimit Evropian rret

Partia Demokratike denoncoi sot përmes ish-deputetes Oriola Pampuri, shitjen e oksigjenit në Spitalin e Kavajës, duke u shprehur se kjo v

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë punimet që kanë nisur në Laç nga Turqia për rindërtimin e zonës më të dëmtuar nga tërmeti

Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Rama në emisionin “Open”, në lidhje me politikën e ndjekur ng

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka

Kreu i Shtetit Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e muzikës së lehtë dhe klasike dhe pedagogun e spikatur të kan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Elbasanit.