Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar mjaft strikt në seancën plenare, duke mos lejuar të flasë përtej kohës së caktuar as kryeministrin Edi Rama.

Gjatë seancës së sotme plenare, Rama po përplasej me deputeten Rudina Hajdari, ku vijoi të fliste edhe pasi i mbaroi koha 3-minutëshe, por Ruçi u tregua i rreptë dhe i mbylli menjëherë mikrofonin.