Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte një vetëvrasje politike. Me një reagim në “Twitter”, Hajdari shprehet se sado e kompromentuar të jetë një qeveri, rruga e vetme për të ndryshuar në demokraci janë zgjedhjet.

“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”– shkruan ajo.