Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament. Detyra e kryetari të Grupit i është caktuar deputetit Korab Lita.

Këtë vendim e kanë marrë sot 7 anëtarët e këtij grupi parlamentar. Vetë Korab Lita e ka konfirmuar këtë vendim në një postim në Facebook, teksa shkruan se ka ndodhur një organizim i brendshëm dhe se atij i është propozuar të jetë kreu i ri i Grupit të Demokratëve.

“Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshëm beri ndryshim ne drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dërgoj nje falënderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin qe me dhanë për te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj sidomos ne ketë situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nëpërmjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithë qytetaret Shqiptare, qe te gjithë bashke do jemi ne lartësinë e duhur per te justifikuar besimin e dhene”, shkruan ai.