Rudina Hajdari takohet me Metën: I kërkova që të ndalin lojën e shëmtuar politike

16/11/2019 - 14:55

Deputetja Rudina Hajdari është takuar me Presidentin Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për ngërçin kushtetues.

Pas takimit me kreun e shtetit, deputetja Hajdari ka shkruar në Facebook ku thotë se i kërkoi Presidentit Ilir Meta që klasa politike të ndalë lojën e vjetër me institucionet e drejtësisë.

“I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.

Për 29 vite me radhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim. Ka ardhur koha që kjo të marrë fund. Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet. Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe Kushtetuta”, shkruan deputetja Rudina Hajdari. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare

Në daljen e tij për mediat, Presidenti Ilir Meta  foli ndër të tjera edhe për ngjarjen horror në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe një vaj

Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama për sa i

Presidenti i Republikës Ilir Meta, tha se do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëse është e nevojshme referu