Deputetja Rudina Hajdari, gjatë fjalës së saj sot në foltoren e Kuvendit pas akuzave kundër klasës politike, risolli duke lexuar fjalët e të atit, Azem Hajdarit në seancën e 30 prillit të vitit 1991. 

Rudina kërkoi unitet për të ecur drejt rrugës së integrimit në BE ndërsa sqaroi se forcat politike nuk e kanë gjetur gjuhën e dialogut, sepse druhen përballë drejtësisë.

"Do iu përmend disa fjalë që i kam lexuar në vitin 1991 në seancën e 30 prillit. "Reflektimi nga të gjithë në këtë komente historik do të ishte një nder dhe detyrë e të gjithë deputetëve, çdo qytetari sepse kemi bërë një kthesë historike, jemi ndarë nga e kaluara e hidhur dhe po shkojmë drejt Europës dhe të shkosh drejt Europës duhet të shkosh me thellësi mendimesh dhe i vendosur në rrugën që ke nisur. Të kesh jo thjeshtë mendimin, por një unitet pluralist, një objektiv të qartë që të hyjmë në kombet e qytetëruara". Këto janë fjalët e Azem Hajdarit në 30 prill në 1991.Po ku jemi ne sot?! Pse këta politikanë sot të të dyja palëve nuk kanë arritur dot të gjejnë këtë gjuhë? Unë mendoj se janë dy arsye. E  para është sepse ata druhen nga ndëshkimi i shtetit të së drejtës, ata druhen përballë drejtësisë. Ata duan pushtet absolut. E di si arrihet pushteti absolut? Duke dobësuar rolin e Parlamentit. Dhe të dyja palët politik janë munduar të dobësojnë këtë parlament. Pa një parlament të fortë ka një ekzekutiv shumë të fortë ", tha Rudina Hajdari.