“Ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!”- reagon diplomati i njohur

16/09/2020 - 08:23

Diplomati i njohur, Shaban Murati ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Rama, ku ky i fundit thoshte se vendi ynë ka marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë.

Diplomati Murati ngre shqetësimin për marrëdhëniet me Greqinë duke apeluar për kujdes. “Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çështjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujërat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE etj. këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë”, shkruan Murati në Facebook.

Postimi i plotë i Muratit:

Ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite e saj. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Bashkimin Sovjetik, kur ishte satelit i tij. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Kinën, kur ishte satelite e saj.

Në mbrëmje vonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera. Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë.

Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” nga tremb historia jonë kombëtare. Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë 6 mijë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat i kanë marrë pagesat e dëmshpërblimit ose do t’i marrin këto ditë, për

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar në Facebook një tjetër emër, i cili si pas tij, i ka shërbyer e Sigurimit të Shtetit në kohën e komuni

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me bizneset në Vlorë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave n

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Në një kohë kur qeveria deklaron se procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit po vijon me ritme të shpejta, ende shumë fa

Tërmeti i 26 nëntorit la pas disa shtëpi të pabanueshme në Bubq. Një ndër to ishte dhe banesa e familjes Shota.

Pas votimit të një dite më parë në Kukës për kandidatët e listës së Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohen një faze tjetër vlerësimi n

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ngre alarmin për rënien e blegtorisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare.