Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërndarë në rrjetin e tij social një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha kishte postuar më herët në Facebook një foto të ish-ministrit Tahiri teksa pas krahëve të tij ishte një parcelë me drogë, ku shkruante “Hashash pushime”.

“Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë!”, shkruan Tahiri ndërsa postimin e tij e shoqëron me të qeshura.