Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer pas 6 muajsh në sallën e Kuvendit. Madje Tahiri jo vetëm që është rikthyer në sallën e Kuvendit, por ka regjistruar edhe emrin e tij për të të folur.

Pjesëmarrja e tij në seancë i detyrohet faktit se nëse nuk vinte dhe sot, humbte mandatin si deputet. Por ndonëse pjesë e Partisë Socialiste, Tahiri ka regjistruar emrin për të folur si deputet i pavarur.

Me xhinse dhe një xhaketë, Tahiri ka hyrë i vetëm në sallë teksa mbante duart në xhepa. Mes të tjerash ai nuk nguroi që të fliste për News24, ndërsa uroi shqiptarët për rekomandimin e KE. "Suksese për rekomandimin pozitiv", tha ai.