Ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit gjatë seancës së sotme parlamentare, i është hequr edhe një tjetër kompetencë nga Kuvendi.

Tahiri është përjashtuar nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili mblidhet në Tiranë në fillim të javës së ardhshme.

Vendimi u bë publik në fillim të seancës plenare, kur Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, i kërkoi kërkoi kreut të Kuvendit që Saimir Tahiri të mos jetë pjesë e delegacionit të palës shqiptare, sepse "prezenca e tij në Komison me eurodeputetet të hënën dhe të martën dëmton reputacionin e Shqipërisë."

Deri sot paradite, Saimir Tahiri figuronte si përfaqësues i Partisë Socialiste për Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, siguroi se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Komisionit që diskuton me parlamentin Europian, ecurinë e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit.