Valbona Sako, kandidatja e Partisë Socialite për Bashkinë e Durrësit, në mbyllje të procesit të votimit një ditë më parë, ka falenderuar të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre të votës në mënyrë të qetë e pa incidente.

Sipas saj, niveli i pjesëmarrjes së durrsakëve në votime 15% nuk qëndron por 20% nga të dhënat paraprake.

"Në total jam e kënaqur nga ky proces. E kam ndjekur hap pas hapi. Ajo çfarë më intereson është që ky proces ishte i qetë dhe për këtë dua të falenderoj pa masë të gjithë qytetarët e qytetit të Durrësit. Dhe ata që më votuan edhe ata që s’më votuan", tha Sako.

Ndër të tjera, Sako falenderoi kundërshtaren nga Bindja Demokratike, Valbona Sakollarin ndërsa tha se çdo qytetar do marrë shërbim për problemet që do i adresojnë sepse është në të mirën e qytetit, në të mirën e përbashkët.