Ka nisur sërish procesi i numërimit të kutive të votimit në të katra KZAZ-të e Durrësit.

Në faqen zyrtare të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve janë hedhur të dhënat e reja për dy kandidatet e qytetit bregdetar.

Kështu, deri më tani janë numëruar 121 kuti votimi nga 324 në total, ku:

Valbona Sako ka marrë 12,952 vota (89.58%)

Valbona Sakollari ka marrë 1,507 vota (10.42%)

Pra diferenca mes dy kandidateve për kryebashkiake vijon të thellohet me 11,445 vota.