Sako: Politika konkrete për parandalimin e fenomenit të dhunës në familje (FOTO)

12/06/2019 - 19:55

Një vëmendje të veçantë kanë marrë për kandidaten e PS-së për bashkinë e Durrësit, rastet e dhunës në familje.

Në një takim të organizuar me grupin që menaxhon rastet e dhunës në familje, strukturë në varësi të bashkisë së Durrësit, Sako është njohur më nga afër me punën konkrete, gjithashtu edhe me problemet e shumta që hasin të gjithë ata persona që janë të përfshirë në një kauzë kaq të rëndësishme jo vetëm për gruan shqiptare, por për gjithë shoqërinë në tërësi.

“Parandalimi dhe mbështetja e personave që pësojnë dhunë në familje mbetet ende një sfidë e gjithë shoqërisë sonë. Në krye të Bashkisë së Durrësit jam e bindur se do të bëjmë maksimumin përmes politikave konkrete kundër këtij fenomeni kaq shqetësues, duke shtuar masat sensibilizuese, por sidomos duke vënë theksin tek edukimi”,- ka theksuar Sako gjatë takimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin “Al Jazeera”, ku ka “skanuar” situatën politike dhe

Në një deklaratë për mediat, kryeemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për 4 nga 7 të arrestuarit në Libra

Kryeministri Edi Rama ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizuar opozitën me “filxhanin”.

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci komentoi vendimin e gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg 4 nga shtatë të arrestuarit ndërsa tha

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Pogradecit ku si çdo herë tjetër edhe sot nuk ka kursyer ironitë dhe sulm

Mbështetësit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit.

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas lajmit se gazetari gjerman Peter Tiede do të publikojë ditën e nesërme për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Selanik të Greqisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama prej një jave po kërcënon opozitën.

Nga Maliqi ku ndodhej për fushatë kryeministri Rama nuk i kurseu notat e ironisë në lidhje me thirrjet e Neritan Cekës për të mos shkuar