Sako uron të moshuarit me rastin e 1 tetorit, një tjetër qendër ditore për moshën e tretë

01/10/2019 - 15:21

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, kryebashkiakja Valbona Sako ka ftuar në sallën e Këshillit Bashkiak disa miq të veçantë të qendrës ditore të të moshuarve. Kryebashkiakja Sako u ka uruar festën duke u dhuruar atyre lule dhe ëmbëlsira. 

Kryebashkiakja e Durrësit deklaroi se mosha e tretë është gjithmonë në qendër të vëmendjes së saj dhe se ata kanë të gjithë mirënjohjen dhe kujdesin e merituar nga ana e saj dhe e bashkisë së Durrësit. Ajo shtoi se do të shihet mundësia që të hapet edhe një tjetër qendër ditore për të moshuarit.

Disave prej të pranishmëve, Sako u ka shpërndarë certifikata në shenjë falënderimi për kontributin e veçantë që ata kanë dhënë në qendër. Në këtë event një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori” kanë dhënë një koncert të shkurtër artistik. Më pas në ambientet e një restoranti buzë detit është shtruar edhe një drekë e veçantë për të moshuarit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në Paris u zhvillua sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë i Kombeve të Bashkua

Nga Ura Vajgurore, kryedemokrati Lulzim Basha foli për situatën politike në vend.

Pas paralajmërimit të Presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë parlamentin, ka reaguar kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish grupi “KÇK” (Kap ç’të kapësh) ndërsa ka paralajmëruar gjyqtarët

Presidenca duket se do i përgjigjet me konferencë të jashtëzakonshme për mediat seancës së Kuvendit.

Edi Rama ka paralajmëruar se Ilir Metën do të marrë përgjigjen e duhur për këtë krizë për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA e BE.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh të fortë, sa i takon debatit për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtet

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka akuzuar Presidentin Ilir Meta si kundërshtarin më të madh të Gjykatës Kushtetue

Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi janë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese mëngjesin e kësaj të hëne.