Kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e zonës së Plazhit.

“Mungesa e infrastrukturës, ndotja në nivele shumë të larta dhe mungesa e hapësirave publike janë disa nga problemet për të cilat qytetarët ngritën zërin e tyre”, shkruan Sakollari në postimin e saj në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

Në lagjien nr.13 në zonën e Plazhit. Mungesa e infrastrukturës, ndotja në nivele shumë të larta dhe mungesa e hapësirave publike janë disa nga problemet për të cilat qytetarët ngritën zërin e tyre. E megjithatë këto problematika nuk janë aspak të pazgjidhshme, përkundrazi ato kanë nevojë administrimin e duhur të qytetit për të marrë zgjidhjen e tyre.