Sakollari takim me studentët e Durrësit: Koha që t'u jepet vëmendja e duhur!

11/06/2019 - 12:22

Valbona Sakollari, kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit ka zhvilluar një takim me disa studente të Universitetit "Aleksandër Moisiu".

"Studentët janë një nga faktorët më të rëndësishëm socialë, dhe si të tillë duhet të trajtohen me vëmendje dhe përkushtim.", shkruan Sakollari në një postim në Facebook.

Gjatë takimit me studentët, kandidatja e BD-së ka diskutuar për problematikat dhe shqetësimet e tyre, ku mes të tjerash "morën zë problemet e infrastrukturës, transportit, strehimit, burokracive dhe arroganca e administratës", sipas saj.

"Ka ardhur koha që e gjitha kjo situatë të ndryshojë, dhe studentëve t'u jepet vëmendja e duhur. Unë jam e bindur se së bashku mund t'ja dalim!", e mbyll Sakollari postimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e Presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit, duke i qëndruar besnik orarit, ashtu siç e

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të zhvilluar një takim në Presidencë për

Kryeministri Edi Rama refuzon takimin me presidentin Ilir Meta, për zgjidhjen e krizës politike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu përshëndeti vendimin e KiE për tu tërhequr nga mon

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillonte mitingun e tij elektoral në Elbasan, mbështetësit e PD-së kanë nisur shtyrjet me policinë

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektora

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, në një komunikatë për mediat nga selia blu deklaroi se drejtuesit e policisë që kanë dalë në përgjime

Partia Demokratike, dega Durrës, ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe në bashki një kërkesë zyrtare për “ndë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar në qytetin e Gramshit fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me procedimin penal të kryebashkiakut të Lezhës dhe të Mallakastrës, repsektivisht Fran Frrokajt dhe