Sakollari vazhdon takimet në Durrës, njihet me shqetësimet e qytetarëve (FOTO)

12/06/2019 - 19:00

Në një kohë kur shumë qytetarë në të gjithë vendin nuk dinë nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet në 30 qershor, dy kandidatet në garë në Durrës vijojnë fushatën elektorale.

Kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari, ka zhvilluar dy takime në zona të ndryshme të Durrësit, ku është njohur nga afër me problematikat e qytetarëve.

Në takimin me banorët e zonës së ish-Kënetës, Sakollari ka evidentuar se një nga problematikat më të mprehta është kanali që e përshkon mes për mes lagjen. “Mbeturinat dhe mbetjet me të cilat është i mbushur rrezikojnë të kthehen në burim infeksioni dhe ndotjeje për gjithë qytetin”,- thotë Sakollari.

“Takimi i radhës me qytetarët e Durrësit u zhvillua në zonën e ish-kënetës. Një zonë e braktisur nga Bashkia e Durrësit prej vitesh tashmë, ku mungon ndriçimi, gjelbërimi, infrastruktura dhe ndotja është në nivelet më të larta. Edhe pse kjo lagjie numëron rreth 42 mijë banorë, qytetarë dhe taksapagues për shërbimet që duhet të marrin, duket se ata janë lënë në harresë dhe shpërfillje prej kohësh. Por problemi më i madh i kësaj zone është kanali që e përshkon përmes. Një kanal i ujërave të ndotura, i mbushur me mbetje dhe kafshë të ngordhura, i kthyer në një moçal, është burim infeksioni dhe ndotje për të gjithë qytetin. Është për të ardhur keq të mendosh se projekti për përmirësimin e kësaj situate është aprovuar dhe fondet janë marrë, edhe pse është pezulluar për arsye jo të qarta.

Në datën 30 qershor, është mundësia e të gjithëve ne të zgjedhim administrimin e duhur të Durrësit që meritojmë!”,- shkruan Sakollari në rrjete sociale.

Ndërsa takimi i dytë i kandidates për kryetare bashkie është zhvilluar me disa zonja të nderuara me të cilat ka ndarë shqetësime të tilla si keqtrajtimi nga sistemi i instaluar në administratën publike, mungesa e etikës, meritokracisë, mungesa e dëshirës për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarit që troket dyerve të institucioneve etj.

“Kafe me një grup zonjash të nderuara, me të cilat ndamë të njëjtat shqetësime si qytetare, nëna, bija, intelektuale, profesioniste. Dhe shqetësimi më i madh, përtej kanalizimeve, qarkullimit, parkut, gjelberimit, pastërtisë, parkimit, etj, etj, etj, ishte keqtrajtimi nga sistemi i instaluar në administratën publike, mungesa e etikës, meritokracisë, mungesa e dëshirës për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarit që troket dyerve të institucioneve pafundësisht në kërkim të zgjidhjes së problemeve e halleve, nga ana e atyre që e kanë për detyrë ti ndihmojnë.

A ka zgjidhje? Zgjidhja vjen duke filluar nga shembulli personal i drejtuesit të institucionit, nga respektimi i meritokracisë, zbatimi i drejtë i sistemit të matjes së performancës të administratën publike, vlerësimi e stimulimi i punës së punonjësve të institucioneve. Bashkë për Durrësin që meritojmë”,- shkruan Sakollari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-Kryeministri Sali Berisha i shtë përgjigjur akuzave të një dite më parë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se Berisha ai kishte d

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka kujtuar votimin me 140 vota të ndryshimeve Kushtetuese të Reformës në Drejtësi në vitin 2016.

Akademiku Artan Fuga ka bërë një thirrje publike për të gjithë kolegët e tij pasi siç thotë ai, ligji i kaluar në Kuvend për Akademinë e

Teksa sot bëhen tre vite nga miratimi me konsensus të gjerë i reformës në drejtësi, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se nuk ia

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, në intervistë për DW paraqet argumentat pse me SPAK-un në Shqipëri do të fi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit.

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 qershorin me anë të të cilit, PD i kërkon prokurorisë të hetojë krimet elektorale.  Mësoh

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot gjate nje deklarate per shtyp se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për