Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 75-të. Berisha u lind më 15 tetor 1944 në Viçidol të Tropojës dhe prej mëse 30 vitesh në sistemin poskomunist ka mbajtur detyra nga më të rëndësishmet si president, kryeministër dhe lider i opozitës.

Berisha ishte mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, kur hyri në politikë si udhëheqës i opozitës antikomuniste që filloi në vitet ‘90.

Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/ profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.

Si shumë aktiv që është në rrjetet sociale, nuk mund të mungonte një status i Berishës edhe për këtë rast. Teksa ndan këtë foto me Lirinë, ish-kryeministri shpreh edhe mirënjohjen për familjarët edhe Zotin.

Statusi i Berishës:

Sot 75 vjeç!

Miq, sot 75 vjeç!
E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.
Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb