Prej kohësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të publikojë skandale të rënda që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë deri në nivel ministrash dhe kryebashkiakësh.

Këtë gjë e ka theksuar edhe një herë tjetër deputeti i PD-së Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço.

I pyetur nga gazetarja, Salianji tha se kjo do të jetë “një verë përvëluese” për qeverinë, duke shtuar se shumë shpejt do të publikohen skandale që do të tronditin qeverinë “Rama”.