Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, shprehet se kryeministri Rama ka anuluar takimin në qendrën e qytetit, duke e organizuar takimin në një lokal.

Teksa poston edhe foto nga njoftimet me ftesat e bëra për pjesëmarrje për takimin me Ramën, Salianji shkruan se “Rama anulon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”.

Sipas Salianjit, plani i takimit ka ndryshuar pasi; “spiunet e rilindjes kanë marrë dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë dhe pas kësaj bëjnë njoftime për t'u futur nëpër lokale periferie”.