Ish-deputeti i Partisë Demokrate, Ervin Salianji është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. 

Mësohet se Salianji ka qëndruar për pak kohë në organin e akuzës, me kërkesë të këtij të fundit.

Nuk dihet nëse fletëthirrja për Salianjin ka të bëjë me çështjen "Xhafaj-Babale" denoncimet e vazhdueshme për trafikun e lëndëve narkotike.