Samiti i Diasporës, Rama: Fondet i mban Majko, mua më akuzojnë

27/02/2019 - 21:31

Të enjten në Tiranë mbahet samiti i dytë i shqiptarëve të Diasporës, por kostot e larta të organizimit kanë ngritur dyshime midis të ftuarve dhe një pjesë e tyre e kanë refuzuar ftesën. Por këtë të mërkurë Edi Rama ka vizituar vendin ku do të mbahet ky samit, shoqëruar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Në një moment, koordinatorja e punimeve i thotë kryeministrit: Ne jemi akuzuar se kemi vjedhur…

Edi Rama: Dhe më e bukura është se pavarësisht se i menaxhon ky fondet (Pandeli Majko) na akuzojnë neve se kemi vjedhur.

Pandeli Majko: E the dhe këtë ë…

Eventi kryesor është planifikuar të zhvillohet më 1 mars, ku do të ketë katër panele të ndryshme diskutimi, ndërsa më 2 mars, pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Lezhës për të përkujtuar 575 vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes.  Në një analizë që ka bërë BIRN, thuhet se në këtë samit të dytë i ka shqetësuar disa nga anëtarët e komuniteti shqiptar në mërgim për shpenzimet e tij ekstravagante.

“Në një vendim të datës 9 janar, Këshilli i Ministrave i kaloi drejtorisë së shërbimeve qeveritare një shtesë fondi prej rreth 67 milionë lekësh të reja për organizimin e samitit. Por detajimet e buxhetit të ndarë në zëra kanë sjellë dhe kritika ndaj eventit. Skenografia e ditës së parë të konferencës do të kushtojë 18 milionë lekë. Për qiranë, vetëm për një ditë aktivitet nga ora 09:00- 14:00, për sallën me 800 persona në ExpoCity është miratuar një fond prej 10 milionë lekësh, ku janë përfshirë edhe 9 ditë parapërgatitore. Më 2 mars, 800 përfaqësuesit e diasporës do të nisen drejt Lezhës ku do të marrin pjesë në ceremoninë e 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Për transportin e tyre qeveria ka parashikuar një fond prej 2 milionë lekësh, me një kosto prej 2500 lekësh për çdo person, ndërkohë që bileta vajtje-ardhje për Lezhë aktualisht, në të gjitha linjat që e ofrojnë këtë shërbim kushton vetëm 500 lekë. Por edhe transporti nga Tirana drejt ‘Expo City’ nuk do të jetë më pak i kushtueshëm. Nëse për këtë linjë qytetarët paguajnë 100 lekë vajtje ardhje, transporti për 800 të ardhurit nga diaspora do të kushtojë plot 1250 lekë për person. Qeveria është treguar bujare edhe për kancelarinë dhe paketën e aktiviteteve për 800 të pranishmit e ardhur nga diaspora, pasi për këtë zë janë vënë në dispozicion 15 milionë lekë. Paketa kancelarike për çdo person do të kushtojë plot 19 mijë lekë”, thekson BIRN.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas triumfit të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti