Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke marrë shkas nga një raporti i Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, në të cilin thuhet se Shqipëria është sërish në listën gri të pastrimit të parave, kreu i shtetit thekson se vendi ynë nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.”.

Mes të tjerash ai i bën thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë për Kushtetutën dhe Shqipërinë.

REAGIMI I METËS

Të dashur qytetarë!

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë!