I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD-së Christian Kremer, zv sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europianeë ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtaë sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politikaë largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore, kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë, BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen në Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”, deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Duke folur në emër të Unionit të djathtë europianë Kremer garantoi mbështetje totale për programin e Partisë Demokratike.

“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”,  deklaroi zv.sekretari i PPE.

Zv.sekretari i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europianeë Christina Kremerë në krye të fjalës së tij shprehu dhimbjen dhe solidaritetin për viktimat dhe të plagosurit nga tërmeti i 26 nëntorit.