Serbi-Shqipëri, lëvizje vetëm me karta identiteti

10/10/2019 - 12:25

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, së bashku me presidentin e Serbisë kanë arritur në një dokument të përbashkët që, ashtu siç u tha në konferencën e Novi Sadit, do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Presidenti Aleksandar Vuçiç theksoi se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo pritet të arrihet deri në vitin 2021.

“Dokumenti që do të shihni bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje”, ka deklaruar Vuçiç.

Ndërkohë, takimi i radhës midis tre shteteve do të zhvillohet më 10 nëntor, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe një muaj më pas liderët do të mblidhen në Shqipëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të premte se shpreson shumë që Këshilli Politik ta përfundojë me sukses punën për Kodin Zgjedhor.

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet e Kuvendit.

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme bizneset në njësinë nr. 8 në Tiranë.

Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë shtypi për gazetarët në orën 13:15.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i afatit të dakordësuar mes palëve për të përfunduar Reformën Zgjedhore, kreu i PD-së, Lulzim

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës, njoftohet se janë shtuar dy pika të tjera të rëndësishme në rendin e ditës, dy projekt

Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot në orën 11:00.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të jelekëve tradicionalë me ar të zonës së Beratit që ruhen në Muzeun Etnografik të këti

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore deklaroi se palët kanë rënë dakord për voti